Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHovenier i nderuar që Osmani me familje kaloi Krishtlindjen në kampin e...

Hovenier i nderuar që Osmani me familje kaloi Krishtlindjen në kampin e Bondsteel-it

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndihej i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me familjen e saj iu bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjen.

Ai uroi po ashtu të gjithë për festat e fundvitit, si në Kosovë, ashtu edhe në botë, transmeton Klankosova.tv.

“Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt. Urime festat e fundvitit të gjithëve që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT