Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVijojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur nga Ferizaj, në terren edhe dronë

Vijojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur nga Ferizaj, në terren edhe dronë

Kërkimet për 80-vjeçarin Hamëz Ismali nga Ferizaj po vazhdojnë edhe më tej, pasi ai është larguar nga shtëpia më 17 gusht dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se gjatë tri ditëve të fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, banorë të Ferizajt dhe të fshatit Komogllavë, janë zhvilluar kërkime intensive për gjetjen e tij.

Sipas njoftimit, ekipet kanë kontrolluar zona urbane dhe rurale, ndërsa në operacion janë përdorur edhe dronë.

Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, 80-vjeçari ende nuk është gjetur.

Shoqata ka bërë të ditur se kërkimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe banorët e zonës.

Po ashtu, qytetarët që mund të kenë informacione të dobishme për vendndodhjen e Hamëz Ismalit janë ftuar t’i përcjellin ato te Policia e Kosovës ose te ekipet e angazhuara në kërkim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT