Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu: Uroj që Specialja ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë së...

Haxhiu: Uroj që Specialja ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë së Specializuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se formimi i Gjykatës Speciale ishte një vendim i padrejtë dhe i dëmshëm, duke shprehur shpresën se do të korrigjohet kërkesa e Prokurorisë së Specializuar.

“Duke qenë në thelb e padrejtë, natyrisht që sa herë kalojnë vitet na kujtohet se sa i dëmshëm ka qenë vendimi për ta formuar Gjykatën Speciale. Uroj që Gjykata ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë së Specializuar”, është shprehur Haxhiu për Kosovapress, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se kjo gjykatë është një nga gabimet historike që, sipas saj, do të mbahet mend përgjithmonë si një nga vendimet më të dëmshme të Kuvendit të Kosovës.

“E kemi konsideruar si një nga gabimet historike që do të mbahen mend përgjithmonë si vendim i dëmshëm i Kuvendit, është pikërisht formimi i Speciales”, është shprehur Haxhiu./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT