Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti mbrëmjen e 28 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës.

Në pyetjen e gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila po qëndron në Studime të Vushtrrisë për të përcjellë homazhet me rastin e përkujtimit të masakrës në këtë fshat nga forcat serbe, se pse ka lejuar mbajtjen e asaj konference në atë hapësirë, Haxhiu u përgjigj: “Institucionet nuk janë private, janë publike”, raporton Klankosova.tv.

Ky veprim i Kurtit u kritikua në publik, duke u konsideruar si keqpërdorim i pozitës dhe i pushtetit. /Klankosova.tv

Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT