Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeHargreaves njofton takimin e ministrit britanik me komandantin e KFOR-it, në fokus...

Hargreaves njofton takimin e ministrit britanik me komandantin e KFOR-it, në fokus siguria në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se ka pritur ministrin e Mbrojtjes, Vernon Coaker, i cili u takua me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.

Hargreaves ka thënë se mes tjerash në takim është folur për situatën aktuale të sigurisë.

“Sonte mirëpritëm në Kosovë Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Vernon Coaker. Këtë mbrëmje ai u takua me Komandantin e misionit KFOR, Özkan Ulutaş, dhe me Gjeneral Brigade Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s.

Lord Coaker rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj KFOR-it të NATO-s. Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT