Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizHamza i nderuar që është banor i Mitrovicës, falënderon qytetarët për përkrahje

Hamza i nderuar që është banor i Mitrovicës, falënderon qytetarët për përkrahje

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, është shprehur i nderuar që është banor i Mitrovicës.

Pas tubimit të madh që mbajti atje, ai thotë se është i nderuar që e njeh çdo pjesë të këtij qyteti e që frymon e punon çdo dite, për vendin dhe qytetarët.

“Faleminderit Mitrovicë. Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mire”, ka shkruar Hamza, njofton Klankosova.tv.

Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi, turmë dhe teksti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT