Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza i gatshëm për takim me Kurtin për Presidentin

Hamza i gatshëm për takim me Kurtin për Presidentin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Hamza këto komente i bëri pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku foli edhe për qëndrimin e partisë së tij lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

“Unë jam takuar [me Kurtin]. Dhe jam i gatshëm me u taku. Jam taku me kryetarët e tri partive politike, edhe me Kurtin, edhe me Lumir Abdixhikun, edhe me Ardian Gjinin. Jam në komunikim dhe është krejt normale që për tema kaq të rëndësishme edhe situata kaq të rëndësishme për vendin që të ketë takime.

I pyetur nëse PDK-ja do ta mbështeste një kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Hamza tha se nuk dëshiron të flasë në mënyrë hipotetike para se çështja të konkretizohet.

“Nuk mundem të flas në mënyrë hipotetike para se me ardh këto tema”.

Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka kohë deri më 6 tetor për ta zgjedhur Presidentin e ri.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin arritur një marrëveshje për këtë çështje dhe ishin pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut.

Megjithatë, Sejdiu nuk u mbështet nga gjashtë deputetë të LDK-së dhe më pas u tërhoq nga kandidatura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT