Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeSulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare 

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare 

Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur lehtë gjatë një incidenti me të shtëna me armë zjarri në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të së premtes, kur një makinë me katër persona është afruar pranë një kafeneje, raportojnë mediat greke.

Personat që ndodheshin në veturë kanë hapur zjarr në drejtim të kafenesë, për një arsye që ende nuk dihet, dhe më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Gjatë të shtënave, vajza 10-vjeçare është plagosur lehtë në këmbën e majtë. Ajo është dërguar nga nëna e saj në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku ka marrë ndihmën e parë.

Ende nuk është e qartë nëse e mitura është plagosur nga një plumb i drejtpërdrejtë apo nga copëzat e predhës.

Ndërkohë, makina e përdorur nga autorët është gjetur e djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropirgos.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT