Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë deklaratë e të miturit zbulon armën në Viti: Kishte shtënë me...

Një deklaratë e të miturit zbulon armën në Viti: Kishte shtënë me të gjatë verës, 50-vjeçari e dorëzon pistoletën

Një deklaratë e dhënë nga një i mitur gjatë intervistimit për një rast tjetër ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një arme në Viti.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 25 shtator, derisa i mituri po intervistohej në Stacionin Policor në Viti lidhur me një rast për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Sulm”, ai ka deklaruar se gjatë verës kishte pasur në shtëpi një armë zjarri dhe se me të kishte shtënë një herë.

Sipas deklarimit të tij, arma i përkiste Sami Avdullahut, 50-vjeçar, nga Stanqiqi i Gjilanit, me vendbanim të përkohshëm në Lubishtë të Vitisë.

Pas kontaktimit nga organet kompetente, Avdullahu e ka dorëzuar vullnetarisht armën e llojit Ekol, kalibër 9 mm, së bashku me një karikator.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në praninë e mbrojtësve ligjorë.

Ndaj 50-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj të miturit është iniciuar rasti për “Përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Të dy rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe karikatori janë sekuestruar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT