Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportGrumbullohet Kombëtarja U18 në hendboll, kryejnë stërvitjen e parë

Grumbullohet Kombëtarja U18 në hendboll, kryejnë stërvitjen e parë

Të dielën në Prishtinë është grumbulluar Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll.

Federata e Hendbollit të Kosovës bën të ditur se menjëherë në mbrëmje djemtë kanë zhvilluar stërvitjen e parë nën urdhrat e kryetrajnerit Fatmir Muhaxheri dhe trajnerit Benon Brahushi.

“Ekipi është i kompletuar, ndërsa hendbollistët janë të motivuar maksimalisht për ta shfrytëzuar sa më mirë periudhën përgatitore deri te ndeshja e parë në IHF Trophy Intercontinental”.

“Kjo ngjarje fillon të mërkurën në Prishtinë, ndërsa Kosova U18 luan fillimisht të enjten nga ora 17:00 ndaj Nigerisë. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

Kombëtarja U18 synon suksesin, përkatësisht vendin e parë që do të siguronte biletën për në Kampionat Botëror. /Klankosova.tv

The post Grumbullohet Kombëtarja U18 në hendboll, kryejnë stërvitjen e parë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT