Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeGrenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i...

Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë

Richard Grenell, i dërguar për misione të veçante i presidentit amerikan Donald Trump, e ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.

Ai tha se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, transmeton klankosova.tv.

“Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, deklaroi Grenell.

Grenell theksoi se jo vetëm evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit.

“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, deklaroi misionari special i SHBA-së transmeton Klankosova.

“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, theksoi ai duke ia vendosur postimit edhe një hashtag me emrin e ish-kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT