Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeGrabitje spektakolare në Napoli, tre persona sulmojnë bankën dhe marrin peng 25...

Grabitje spektakolare në Napoli, tre persona sulmojnë bankën dhe marrin peng 25 persona

Një grabitje e armatosur dhe e organizuar ka tronditur qytetin e Napolit, ku tre persona të maskuar kanë hyrë në një degë të bankës Crédit Agricole, duke shkaktuar panik mes klientëve dhe stafit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 16 prill, kur tre grabitës me kapele të ulura mbi fytyra kanë hyrë me forcë në ambientet e bankës. Ata dyshohet se kanë marrë peng rreth 25 persona, përfshirë punonjës dhe klientë që ndodheshin brenda në momentin e sulmit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autorët hyjnë në bankë dhe veprojnë me shpejtësi, duke bllokuar edhe daljet emergjente për të pamundësuar largimin e menjëhershëm të personave brenda.

Gjatë grabitjes, autorët dyshohet se kanë hapur dhe kontrolluar rreth 40 kasaforta personale, ndërsa njëri prej tyre është filmuar duke penguar derën e emergjencës me një shufër metalike.

Autoritetet italiane kanë nisur një hetim të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke analizuar pamjet e sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë.

Banka Crédit Agricole ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me policinë dhe ka ofruar mbështetje për të gjithë personat e prekur nga ngjarja.

Kliko këtu për videon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT