Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeGjini uron Kurban Bajramin: Kosova dhe populli shqiptar janë me fat për...

Gjini uron Kurban Bajramin: Kosova dhe populli shqiptar janë me fat për harmoninë fetare që e ka

Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj janë me fat për harmoninë fetare që e kanë, si dhe për mesazhin që Bashkësia Islame e Kosovës e përcjell.

“Është një festë e madhe e besimtarëve myslimanë në Kosovë, mirëpo është një festë që edhe besimtarët e tjerë e respektojnë dhe e duan. Ajo që kisha mujt me ju thënë sot është që Kosova dhe populli shqiptar me të vërtetë janë me fat për harmoninë fetare që e kemi, por edhe mesazhin që e përcjell Bashkësia Islame e Kosovës”, tha Gjini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT