Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka kërkuar sa më parë që Kosova të dalë nga kurthi serb dhe të mos e ndërlidhë zhvillimin ekonomik me çështjen e Serbisë.
Ai ka deklaruar që çfarëdo Qeverie në Kosovë, nuk do të mund t’i prishte raportet e popullit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u shpreh se derisa ShBA-ja e NATO janë në Kosovë, asnjë ushtar serb nuk do të mund të shkelë në vendin tonë.
“Këmba e ushtarit serb nuk mund të shkelë në Kosovë përderisa është Amerika. Një qeveri është e vogël për ta prishur popullin e Kosovës me Amerikën”, ka thënë Gjini.
Kandidati për kryeministër nga Aleanca foli edhe për borxhin e Serbisë ndaj Kosovës.
“Kosova asnjë premtim të vetëm nuk ia ka bërë Serbisë, ata na kanë borxh neve, moralisht, fizikisht, gjithsesi. Edhe nëse nuk e paguajnë kurrë, borxh na kanë; kurrë nuk duhet me ia harru. Marrëdhëniet tona nuk i kemi ndërtu duke u varë prej Serbisë”.
“Ata që e shtijnë Serbinë si pjesë të vendimmarrjes, nuk janë duke na bërë shërbim si vend. Na duhet me e gjetë rrugën tonë me u zhvillu pavarësisht Serbisë”, ka thënë tutje ai.


