Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeShowbizGazetari kroat sjell dëshmi të reja për pjesëmarrjen e Vuçiqit në "Sarajevo...

Gazetari kroat sjell dëshmi të reja për pjesëmarrjen e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Pas kthimit nga fronti i luftës në Sarajevë – viti 1994 deri në 1997 – Aleksandar Vuçiq dha shumë deklarata rreth pjesëmarrjes në luftë dhe në rrethimin e Sarajevës.

Këto deklarata shpesh ribotoheshin dhe përcilleshin në revistën zyrtare të radikalëve të Vojislav Sheshelit, “Serbia e Madhe”.


Gazetari kroat Domagoj Margetiq, i njohur si personi i parë që zbuloi vrasjet për qejf të civilëve në Sarajevë, të njohura si “Sarajevo Safari”, publikoi një tjetër deklaratë të presidentit aktual serb nga viti 1994.

Në thelb, Vuçiq konfirmon se ka qenë vullnetar ushtarak në Sarajevë, se ka marrë pjesë në përleshje dhe ka luftuar si vullnetar në Grbavica e në varrezat hebraike.

“Pra, se ka qenë pjesëtar i armatosur i njësisë së Aleksiqit pikërisht në pozicionet në mikrolokacione ku organizoheshin dhe kryheshin “safarët njerëzorë”, shtoi Margetiq.

Përveç deklaratave të publikuara më parë nga vetë Vuçiq, kjo është një tjetër dëshmi tjetër për pjesëmarrjen e tij në gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë.

Zbulimet e Margetiqit kanë shkaktuar reagime të shumta në rajon, duke rikthyer vëmendjen te aktivitetet paraushtarake gjatë rrethimit të Sarajevës dhe rolin e zyrtarëve të sotëm në ngjarjet e luftës. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT