Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportGati për aktin e dytë madrilen, Simeone me tri ndryshime, te Reali...

Gati për aktin e dytë madrilen, Simeone me tri ndryshime, te Reali starton Modriç

Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti kanë publikuar formacionet me të cilat do t’i kundërvihen njëri-tjetrit.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, i takoi kampionëve të Evropës të cilët fituan 2-1, kurse sonte Atletico do të synojë ta përmbys rezultatin.

Për dallim nga ballafaqimi i kaluar, trajneri vendas, Diego Simeone ka bërë tri ndryshime në formacion, njofton Klankosova.tv.

Reinildo, Gallagher dhe Giuliano e nisin takimin nga fillimi, në vend të Galan, Lino dhe Simeone.

Nga ana tjetër, Carlo Ançelotti ka bërë vetëm një lëvizje, ku sonte starton kapiteni, Luca Modriç, në vend të Camavinga.

Këtë super përballje mund ta ndiqni në platformën kryesore shqiptare, Art Motion, në kanalin e parë të Radio Televizionit të Kosovës.

The post Gati për aktin e dytë madrilen, Simeone me tri ndryshime, te Reali starton Modriç appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT