Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmeGara shpejtësie, dy shoferë të rinj kapen në Ferizaj – gjobiten nga...

Gara shpejtësie, dy shoferë të rinj kapen në Ferizaj – gjobiten nga policia (VIDEO)

Policia në Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi ” në këtë qytet.

Bëhet e ditur se shoferët me inicialet A.Q. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit Vovlo ngjyrë e gjelbër me targa vendore, dhe L.K. (19 vjeç), i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes ngjyrë e zezë me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.

“Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj”.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, thotë policia në një njoftim për media, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT