Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizG Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin -...

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin – Telegrafi

Ish-banori i Big Brother VIP, G Bani, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ku ndau mendimet dhe ndjesitë e tij pas përjashtimit nga formati. Artisti i njohur u largua me zarf të zi javën e kaluar, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në reality show.

Në intervistën e tij, ai bëri një analizë më të hollësishme të strategjisë së tij brenda shtëpisë, diskutoi për lojën e banorëve të tjerë dhe komentoi situatat më të spikatura të ditëve të fundit. G Bani pranoi se ndjen pendesë për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij, por jo për veprimin që çoi në përjashtimin e tij.

“Jam penduar, por jo se i bëra atë gjë atij. Jam penduar sepse preva në besë produksionin që më besoi për të qenë pjesë e këtij formati. E di shumë mirë që produksioni nuk toleron asgjë të tillë,” – u shpreh ai.

Ai gjithashtu u shpreh i zhgënjyer nga komentet në rrjetet sociale, ku disa aludonin për një marrëdhënie të privilegjuar me produksionin. “Më vinte të ulërija kur lexoja komente që thonin se unë i kisha gjërat mirë me produksionin. Top Channel nuk ka mbajtur kurrë askënd me hatër, nuk ka mbajtur politikanë e të fortë, nuk ka pse të mbajë G Banin”, tha ai.

Lidhur me daljen e tij në “Prime” të së martës, ai pranoi se u ndje keq kur moderatori Ledion Liço gjykoi veprimin e tij. “Jam ndjerë dje kushedi sa fajtor dhe sa keq, kur Ledioni gjykoi atë që kam bërë”, – rrëfeu ai.

Momenti më emocional i intervistës erdhi në fund, kur G Bani nuk mundi të mbante lotët duke kujtuar një moment të veçantë brenda shtëpisë. Ai kërkoi falje ndaj njërit prej banorëve për mosrespektimin e një këshille të dhënë prej tij. “Njërit nga zërat e çunit brenda shtëpisë i kërkoj falje… më kishe thënë ‘prej lufte veç ai largohet’… dhe unë nuk ta respektova dot këtë”, – tha ai mes lotëve.

Intervista e tij ngjalli shumë reagime në rrjet, me fansat që ndanë mendime të ndryshme rreth pendesës dhe reflektimit të tij pas përjashtimit nga BBVA. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT