Komuna e Ferizajt po përjeton një situatë me të cilën nuk është përballur për një kohë të gjatë.
Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që qyteti dhe fshatrat e kësaj komune të mbesin në terr për pjesën më të madhe të tri ditëve të fundit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qliresa Hasani, ka njoftuar mbi gjendjen me terrin në këtë komunë.
“Derisa po prisja të kyçesha direkt në televizion, rryma sapo erdhi. Por, Ferizaj tash e tre ditë është në gjendje të mjerueshme, është në terr. Dhe në rastet kur rryma ka ardhur, tensioni ka qenë tejet i ulët. Ka fshatra të Ferizajt që kanë mbetur tash e tre ditë në terr. Kjo po ua pamundëson jetesën dhe funksionimin e gjërave elementare, si përgatitja e ushqimit dhe nevojat tjera”, deklaroi ajo.
Gjatë ditës, për situatën në Ferizaj ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Agim Aliu, por edhe nga deputetë që vijnë nga pozita dhe opozita. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


