Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizFerizaj: Gjatë javës së kaluar u raportuan 9 raste të vjedhjeve e...

Ferizaj: Gjatë javës së kaluar u raportuan 9 raste të vjedhjeve e 5 të dhunës në familje

Policia ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt, gjatë javës së kaluar janë raportuar nëntë raste të vjedhjeve.

Gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar edhe pesë raste të dhunës në familje, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë periudhës 10- 16.02.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 9 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 6  raste në Ferizaj, 3 raste në Shtime”.

“Veprat penale të dhunës në familje: Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 4 raste në Ferizaj,1 rast në Kaçanik”.

“Realizimi i urdhëresave të gjykatës: Policia ka arrestuar 68 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT