Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Zbulohet i dyshuari për djegien e Range Roverit të Salih...

Ekskluzive | Zbulohet i dyshuari për djegien e Range Roverit të Salih Sinanit në Prishtinë – arrestohet pas disa muajsh hetime

Një rast i zjarrvënies që kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në Prishtinë tashmë ka marrë kthesë, pasi Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, mëson Sinjali.

Ngjarja kishte ndodhur më 16 nëntor 2025 rreth orës 21:35, në rrugën “Fadil Vata”, ku si pasojë e një zjarri ishte djegur pjesërisht një veturë Range Rover, ngjyrë e zezë, në pronësi të Medina dhe Salih Sinani.

Në vendngjarje kishin dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kishin lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërsa hetuesit së bashku me ekspertët e zjarrit kishin kryer ekzaminimet e nevojshme.

Pas një hetimi disa mujor dhe në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Njësia e Hetimeve ka arritur të identifikojë si të dyshuar Ilir Maliqin, rreth 52-vjeçar.

Dje, më 1 maj 2026, i dyshuari është siguruar nga hetuesit dhe është shoqëruar për intervistim në NJHP në Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje në Qendrën e Ndalimit.

Rasti është iniciuar si “Shtytje në zjarrvënie” dhe hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT