Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Tentoi të ikte nga Policia në “Rrugën B” – i...

Ekskluzive | Tentoi të ikte nga Policia në “Rrugën B” – i riu sulmon zyrtarin pasi iu gjet drogë

Një ndjekje dhe përplasje me Policinë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një i ri ka përfunduar në pranga pasi tentoi të arratisej dhe sulmoi një zyrtar policor, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti ka ndodhur më 6 maj 2026 rreth orës 01:30 në “Rrugën B”, kur njësia policore e Stacionit Jugu ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Audi.

Burimet bëjnë të ditur se shoferi, Fatlum Kerqeli rreth 20 vjeç, nuk posedonte patentë shofer, ndërsa bashkë me të në veturë ndodhej edhe Fidan Cakolli rreth 23 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shfaqur sjellje të dyshimta sapo janë ndaluar nga Policia.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy qese me substancë të dyshuar narkotike brenda veturës, ndërsa pasagjeri dyshohet se ka hedhur edhe një qese tjetër nga dritarja.

Në një moment, i dyshuari ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është rrëzuar dhe më pas është ndaluar nga Policia.

Sipas burimeve, gjatë arrestimit ai ka sulmuar një zyrtar policor duke tentuar sërish të ikë, ndërsa në ato momente shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

Policia ka sekuestruar rreth 1.09 gram substancë të dyshuar narkotike, ndërsa si i dyshuari ashtu edhe polici kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit, Fidan Cakolli është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Rasti po hetohet për veprat “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT