Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Suspendohet inspektorja e AKRK-së – Komisioni disiplinor i shqipton masë...

Ekskluzive | Suspendohet inspektorja e AKRK-së – Komisioni disiplinor i shqipton masë për shkelje të rënda

Një vendim disiplinor i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës ka rezultuar me pezullimin e një zyrtareje për shkelje të rënda në detyrë, mëson Sinjali.

Sipas vendimit të datës 27 prill 2026, Komisioni Disiplinor i AKRK-së ka shqiptuar masën e pezullimit nga detyra pa pagesë për një periudhë prej gjashtë muajsh ndaj inspektores hetuese të konkurrencës, Gresa Latifi.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të disa kërkesave për inicimin e procedurës disiplinore dhe pas një procesi të bashkuar administrativ, ku janë trajtuar një sërë pretendimesh për shkelje të detyrës zyrtare.

Sipas arsyetimit të Komisionit, zyrtarja është gjetur përgjegjëse për:

deklarime të pabazuara dhe pa mbështetje në prova,

komunikim joprofesional dhe gjuhë të papërshtatshme,

refuzim të përmbushjes së detyrave zyrtare dhe mosrespektim të hierarkisë institucionale,

përhapje të pretendimeve serioze pa bazë ligjore, përfshirë akuza për vepra penale ndaj drejtuesve institucionalë.

Në vendim theksohet se këto veprime përbëjnë shkelje të rënda disiplinore dhe cenojnë integritetin institucional dhe besueshmërinë e shërbimit civil.

Komisioni ka konstatuar gjithashtu se zyrtarja nuk ka bashkëpunuar në procedurë disiplinore dhe ka refuzuar pjesëmarrjen në seancë, duke e konsideruar atë si të paligjshme.

Në përfundim, është vlerësuar se masa e pezullimit është proporcionale me natyrën dhe peshën e shkeljeve, duke synuar ruajtjen e rendit dhe disiplinës institucionale.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, ndërsa pala ka të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil brenda afatit ligjor.

Rasti pritet të apelohet tutje, duke pasur parasysh natyrën e shkeljeve dhe pozicionin e zyrtares në institucion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT