Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Sherr pas konfliktit në trafik – futen në Qendrën e...

Ekskluzive | Sherr pas konfliktit në trafik – futen në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe sulmojnë pacientin në Graçanicë

Një incident i rëndë është regjistruar në Graçanicë, ku një person është sulmuar fizikisht brenda ambienteve të Qendrës së Mjekësisë Familjare, pas një konflikti në trafik, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 4 maj 2026 rreth orës 10:40, në QMF-në e Donja Gustericës.

Sipas raportimit, viktima M. G. rreth 56 vjeç kishte pasur fillimisht një konflikt në komunikacion me disa persona, të cilët dyshohet se kishin tentuar t’ia bllokonin rrugën.

Për t’i shmangur përplasjes, viktima ishte futur brenda objektit të QMF-së, por të dyshuarit dyshohet se e kishin ndjekur me dy vetura dhe më pas kishin hyrë edhe në objektin shëndetësor, ku e kanë sulmuar fizikisht.

Gjatë incidentit është sulmuar edhe një punëtore e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin “Simonida”.

Lidhur me rastin, më 5 maj 2026, në stacion policor është paraqitur njëri nga të dyshuarit, Suad Limani rreth 34 vjeç, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit dhe ka pranuar pjesërisht përfshirjen në rast.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT