Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Rrahje mes katër personave në Fushë Kosovë – Policia i...

Ekskluzive | Rrahje mes katër personave në Fushë Kosovë – Policia i gjen marihuanë njërës prej të dyshuarave

Një konflikt verbal që dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike mes katër personave ka aktivizuar Policinë në orët e para të së mërkurës në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë Leurita Millaku, Liridon Bajrami, Ismail Bajrami dhe Aurora Bala, të cilët janë trajtuar nga Policia në cilësinë e personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shtator, rreth orës 00:30, në rrugën “Qajupi”, pasi Policia kishte marrë informacion se në atë lokacion po zhvillohej një rrahje.

Sipas informacioneve të para, përplasja dyshohet se ka nisur pas një konflikti verbal mes palëve. Aurora Bala dyshohet se ka fyer dhe ofenduar tre personat e tjerë, pas çka situata ka eskaluar në konflikt fizik.

Por gjatë trajtimit të rastit në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, Policia ka hasur edhe në diçka tjetër.

Gjatë kontrollit të Aurora Balës, zyrtarët policorë i kanë gjetur në trup një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas burimeve të Sinjalit, substanca është peshuar dhe ka rezultuar në sasi prej 8.22 gramësh.

Për këtë arsye në rast është përfshirë edhe njësia antidrogë, krahas hetuesve policorë.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar që të katër personat të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve dhe ndaj tyre të iniciohet rast për “Lëndim të lehtë trupor”.

Ndaj Aurora Balës është iniciuar edhe rast për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas përfundimit të procedurave policore, të katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT