Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Krisma në mes të dasmës në Prishtinë – Policia ndalon...

Ekskluzive | Krisma në mes të dasmës në Prishtinë – Policia ndalon BMW-në, 25-vjeçari përfundon në ndalim

Një aheng familjar në Prishtinë u shndërrua në rast policor, pasi të shtënat me armë alarmuan qytetarët dhe detyruan Policinë të ndërhyjë, duke ndaluar një automjet BMW dhe arrestuar një 25-vjeçar, i cili më pas u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Sinjali mëson se i dyshuari është Ramadan Bytyqi.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur të premten, më 31 korrik, rreth orës 15:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku Policia pranoi informacione për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar.

Pas reagimit të menjëhershëm, njësitë policore kanë lokalizuar dhe ndaluar një automjet BMW, me të cilin po lëvizte i dyshuari së bashku me katër pasagjere.

Gjatë kontrollit të veturës, policët kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 12 fishekë, ndërsa në vendin ku dyshohet se ishin shkrepur të shtënat janë gjetur edhe 6 gëzhoja, të cilat janë marrë si prova materiale.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Ramadan Bytyqi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”, ndërsa është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT