Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova shkëlqen në Sarajevë, rrëmben gjashtë medalje në boks

Kosova shkëlqen në Sarajevë, rrëmben gjashtë medalje në boks

Kombëtarja e Kosovës në boks ka fituar gjashtë medalje në  turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”, që u mbajt këto ditë në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Taulant Jakupi fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 85 kg, e të argjendtë fitoi Riad Isufi në kategorinë deri në 55 kg.

Ndërkaq, medalje të bronzta fituan Bashkim Bajoku, Erdi Aliu, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani.

Trajneri i kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh “i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT