Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu iu dërgon ftesa deputetëve për seancën konstituive, këto janë pikat e...

Haxhiu iu dërgon ftesa deputetëve për seancën konstituive, këto janë pikat e rendit të ditës

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar dje ftesat për seancë konstituive nga u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet të enjten (6 gusht) nga ora 10:00, kurse në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së kësaj seance, transmeton klankosova.tv.

Si pikë e parë e rendit të ditës është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, teksa pas kësaj deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kryejnë betimin e deputetit.

Pika e tretë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit, kurse në fund do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT