Wednesday, May 27, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | I dënuari që tentoi vetëvrasjen dyshohet se detyroi motrën t’i...

Ekskluzive | I dënuari që tentoi vetëvrasjen dyshohet se detyroi motrën t’i fusë drogë në Dubravë përmes pampersit të vajzës 2-vjeçare

Detaje të rënda kanë dalë nga rasti i zbulimit të narkotikëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku një grua dyshohet se tentoi të fusë drogë të fshehur në pampersin e vajzës së saj 2-vjeçare gjatë vizitës tek vëllai i burgosur.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se i burgosuri, i cili orë më parë kishte tentuar edhe vetëvrasjen, dyshohet të jetë përdorues i varur nga substancat narkotike. Ai dyshohet se sot ka detyruar motrën e tij që t’i sigurojë dhe fusë drogë brenda institucionit korrektues.

Sipas hetimeve fillestare, narkotikët ishin fshehur në pampersin që fëmija kishte të veshur në trup, ndërsa gjatë kontrollit të sigurisë nga oficerët korrektues janë zbuluar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas zbulimit të rastit, njësia antidrogë ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa e dyshuara është shoqëruar dhe intervistuar nga hetuesit.

Dyshohet se i paraburgosuri kishte bërë paraprakisht përgatitjet dhe sigurimin e narkotikëve me qëllim futjen e tyre brenda Dubravës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT