Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeEgzoni kujton Laurent Krasniqin: Bashkë me të mbetën në gjysmë shumë ëndrra

Egzoni kujton Laurent Krasniqin: Bashkë me të mbetën në gjysmë shumë ëndrra

Egzon Sahiti ka përkujtuar shokun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës.

Sahiti ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh në kujtim të Krasniqit, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar Sahiti.

Laurent Krasniqi humbi jetën në aksidentin tragjik në Llukar të Prishtinës, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT