Beshiktashi ka shprehur interesim për futbollistin e Juventusit, Edon Zhegrova, ka raportuar të martën mediumi turk “Fanatik”.
Sipas mediumit turk, Milot Rashica pritet të largohet në fund të sezonit nga Beshiktashi, ndërsa klubi turk synon transferimin e Edon Zhegrovës.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Beshiktashit kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit.
Së fundi, sulmuesi i krahut nuk po aktivizohet fare te “Zonja e Vjetër”.
Në 21 ndeshje për Juventusin në edicionin aktual në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, Zhegrova ka luajtur gjithsej 447 minuta.
Zhegrova iu bashkua Juventusit vitin e kaluar nga Lille.
Me “Zonjën e Vjetër” ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


