Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe në këtë përvjetor, Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij është...

Edhe në këtë përvjetor, Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij është më e fortë se kurrëSinjali

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për 17 vjet shtet, pas vizitës në Prekaz, “aty ku liria u lind nga gjaku dhe lufta heroike e familjes Jashari u kthye në themel të shtetit”.

Në urimin e tij, Krasniqi s’la pa përmendur mungesën e ish krerëve të UÇK-së, që ndodhen në Hagë, transmeton Sinjali.

Postimi i plotë:

17 vjet shtet – Kosovë, gëzuar Pavarësinë!

Si çdo përvjetor të pavarësisë, rikthehemi në Prekaz, aty ku liria u lind nga gjaku, ku qëndresa u bë flamur dhe lufta heroike e familjes Jashari u kthye në themel të shtetit tonë. Me nderim dhe përulësi, kujtojmë më të merituarit për këtë ditë – dëshmorët dhe martirët e kombit – anembanë!

Vizituam Drenicën e patriotëve dhe prijësve historikë, tokën e sakrificës dhe krenarisë kombëtare, prej nga nisi dhe u udhëhoq lufta jonë për çlirim.

Edhe në këtë përvjetor, Hashim Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij në historinë tonë është më e fortë se kurrë. Në Hagë, ai dhe bashkëluftëtarët – Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët – mbrojnë të vërtetën e luftës sonë të drejtë, luftës që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot festojmë me krenari, por edhe me përgjegjësinë për ta bërë Kosovën më të fortë, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë – si amanet të brezave që u flijuan ndër shekuj.

Lavdi dëshmorëve! Mirënjohje të gjithë popullit tonë! Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur! Gëzuar! 🇽🇰🇽🇰” – ka shkruar Krasniqi.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT