Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” të Fierit.
Viktima është identifikuar si Flamur Braçe. Sipas informacioneve të para, ai jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar.
Në vendngjarje kanë dalë tre automjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, brenda banesës është gjetur trupi i pajetë i 74-vjeçarit, raporton Top Channel, transmeton Sinjali.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


