Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmePDK akuzon RTK-në për shtrembërim të qëndrimit për ish-krerët e UÇK-së, kërkon...

PDK akuzon RTK-në për shtrembërim të qëndrimit për ish-krerët e UÇK-së, kërkon korrigjim dhe falje publike

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një raportimi të RTK-së, duke e cilësuar të pavërtetë dhe fyes formulimin se PDK-ja kërkon “uljen e dënimeve për krerët e UÇK-së”.

Në reagimin e saj, PDK-ja thotë se e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe se qëndrimi i saj është për lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së.

“PDK e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkon lirimin e plotë të çlirimtarëve”, thuhet në reagim.

Partia thotë se kërkon angazhim të plotë të shtetit për t’u siguruar të akuzuarve mbrojtjen më të mirë të mundshme gjatë procesit të apelit.

Sipas PDK-së, në këtë kuadër është edhe nisma e saj ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja ka kërkuar nga RTK-ja që ta korrigjojë kronikën dhe të sqarojë qëndrimin e saj para publikut.

“Nuk pranojmë që kërkesa jonë për drejtësi dhe lirim të plotë të paraqitet para publikut si kërkesë për ulje dënimesh”, thuhet në reagim.

Partia ka kërkuar gjithashtu falje publike nga transmetuesi publik, duke thënë se raportimi ngre shqetësime për politikën redaksionale të RTK-së dhe krijon, sipas saj, përshtypjen e një shtrembërimi me prapavijë politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT