Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiqi kandidat për kryeministër pasi i dha lamtumirën presidencës

Vuçiqi kandidat për kryeministër pasi i dha lamtumirën presidencës

Aleksandar Vuçiq do të kandidojë për postin e kryeministrit të Serbisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 tetor.

Vuçiqi është caktuar kandidat për kryeministër nga Partia Progresive Serbe (SNS), ndërsa pas dorëheqjes nga posti i presidentit, tashmë i është hapur rruga për të garuar në zgjedhjet parlamentare.

SNS e kishte zgjedhur Vuçiqin si kandidat për kryeministër më 5 shtator, ndërsa ai të dielën dha dorëheqje nga presidenca.

Nëse SNS formon qeverinë pas zgjedhjeve të 25 tetorit, Vuçiqi mund të emërohet kryeministër i Serbisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT