Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKuvendi mblidhet nesër, në rend dite deklarata për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite deklarata për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër,seancë plenare, ku në rend dite është edhe deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Seanca do të nisë në ora 11:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj, si dhe miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme.

Deputetët pritet të votojnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentare, në kuadër të hapave për funksionalizimin e Kuvendit.

Seanca është paraparë të mbahet në sallën plenare të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT