Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiqit i hidhet hundëve e kaluara e Serbisë, gazetari i CNN-it ia...

Vuçiqit i hidhet hundëve e kaluara e Serbisë, gazetari i CNN-it ia rikujton Srebrenicën

Gazetari i CNN-it, Fareed Zakaria, e ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të kaluarën e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, me theks të veçantë te Srebrenica.

Në hyrje të intervistës, CNN rikujton se Vuçiq është në pushtet prej më shumë se një dekade. Në material trajtohen edhe raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

CNN e lidh gjithashtu të kaluarën e Serbisë me periudhën e “nacionalizmit të dhunshëm”.

Gjatë bisedës, Zakaria i thotë Vuçiqit se në një pjesë të madhe të opinionit perëndimor, Serbia ende lidhet me luftërat e viteve ’90 në Ballkan.

“Shumica në botën perëndimore, kur mendojnë për Serbinë, mendojnë për luftërat në Ballkan, për atë që ndodhi në vende si Srebrenica, dhe ka shpresë se Serbia e ka lënë pas atë të kaluar”, i tha Zakaria presidentit serb.

Në këtë pjesë të materialit shfaqen edhe pamje të civilëve me duar të lidhura, të shtrirë në tokë para ekzekutimit.

Sipas raportimeve të mediave serbe, një pjesë e intervistës është përqendruar te trashëgimia e luftërave, Srebrenica dhe mënyra se si Serbia përballet me atë periudhë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT