Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2” është arrestuar nga Policia në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.
Bëhet fjalë për shtetasin R. L., banues në fshatin Risili të Vlorës, i cili akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë dhe dhunim, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar më herët.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 maj 2026, kur R. L., së bashku me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L., dyshohet se kanë marrë me forcë në automjet një 20-vjeçar.
Më pas, ata e kanë dërguar të riun në një ambient të izoluar, ku dyshohet se e kanë dhunuar me qëllim marrjen e 6 mijë eurove.
30-vjeçari u lokalizua dhe u kap nga shërbimet policore teksa lëvizte me automjet, ndërsa pas arrestimit iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


