E marta do të do të jetë e mbushur me futboll në Artmotion.
Para mbrëmjes spektakolare të Champions, si nxehje vjen derbi i Superligës mes Dritës dhe Balkanit.
Me fillim nga ora 14:00 kjo lojë me komentim të Naim Selmani, transmetohet drejtpërdrejt në kanalin e parë të Sportit.
Derisa në kanalin e dytë do të jepet ndeshja tjetër në mes të Ferizajt dhe Llapit.
Nga ora 17:00, në rend do të jenë momentet kryesore dhe golat e javës së 26-të të Superligës së Turqisë.
Kjo transmetohet në Sport 1 të Artmotion.
Pas iftarit, me fillim nga ora 18:45, vjen koha e Champions League.
Me komentimin e Lirim Pecit, në kanalin e parë, platforma më e madhe televizive në vend ju sjell ndeshjen Barcelona – Benfica.
Derisa nga ora 21:00, luhet derbi mes skuadrave gjermane.
Leverkusen përballet me Bayern Munchenin.
Kjo lojë transmetohet nga ora 21:00 në Sport 1.
E kjo nuk mbaron me kaq.
Në kanalin e dytë, vjen ndeshja Liverpool – Paris Saint Germain nën komentimin e Arlind Sadikut.
Kurse, në kanalin e tretë vjen ndeshja me Interit dhe Feyenoordit.
Në fund, me fillim nga ora 23:30, në Sport 1 transmetohet përmbledhja e ndeshjeve të Champions League.
The post E marta futbollistike në Artmotion appeared first on Klan Kosova.


