Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportE hëna sportive në Artmotion

E hëna sportive në Artmotion

Sikur edhe çdo ditë, edhe të hënën sporti do të zë një vend kryesor në platformën më të madhe televizive Artmotion.

Plot futboll e basketboll duke filluar nga ora 17:00.

Nga kjo orë në kanalin Sport 1 do të jenë momentet kryesore të xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll.

Rastet e golat do të transmetohen nën komentimin e Arlind Sadikut.

Një orë më pas, në ora 18:00 në po të njëjtin kanal televiziv do të shfaqet gola, shanset e momentet kryesore të javës së 27 të La Ligas.

Derisa në kanalin e dytë të sportit në Artmotion, nga ora 18::30 do të transmetohet ndeshja e Superligës së Turqisë, në mes të Beshiktashit dhe Gaziantep.

Komentatori Arbon Flugaj, do të jetë në shoqërinë tuaj, me fillim nga ora 19:00 me Highligh-sat e xhiros së 28 të Serie A.

E nga ora 19:30 koha do të jetë për basketboll.

Nën udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës, vjen emisioni Asist i 609-ti me radhë.

Aty do të diskutohet rreth temave më aktuale të basketbollit.

Kthehemi sërish me futboll, ku radha është për ndeshjen e Serie A, Lazio – Udinese.

Kjo lojë vjen në kanalin Sport 1 të Armotion me komentimin e Naim Selmanit.

E në fund, por jo më pak e rëndësishme, vjen ndeshja e La Liga-s mes Espanyolit dhe Gironas.

Loja transmetohet me fillim nga ora 21:00.

The post E hëna sportive në Artmotion appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT