Dy rezoluta për Kosovën janë prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëra nga rezolutat ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në NATO, kurse në të dytën kërkohet mbështetja e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Rreth tyre do të flasë sonte në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Gjino Mulliqi, aktivisti lobues në Amerikë.
Ndiqeni sonte me fillim në orën 23:00 në Klan Kosova.


