Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeDua në Kosovë, zbulon se është bërë kumbare e një fëmije

Dua në Kosovë, zbulon se është bërë kumbare e një fëmije

Ylli shqiptar, Dua Lipa, ka ardhur në shtëpi, dhe është shprehur e ngazëllyer me përgatitjet e edicionit të shtatë të Sunny Hillit.

Ajo ka thënë se ka vajtur te vendi ku mbahet festivali, dhe ka parë se gjithçka është gati.

“Nuk po e besoj që jemi gati të nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival!” ka shkruar Lipa në Facebook.

“Mbrëmë shkova në vendin ku mbahet festivali për të parë gjithçka para se të fillojë sot, dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar, ndihem tepër krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë që kjo të bëhet realitet”.

Dua madje zbuloi që është bërë kumbare e një fëmije.

“Dhe për ta bërë ditën e djeshme edhe më magjike… u bëra kumbarë e një fëmije”.

“Mund të them se lotët më kanë rrjedhur gjatë gjithë ditës… SHIHEMI SONTE, PRISHTINË”

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT