Arsenali po planifikon ta përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.
Sipas “Fichajes”, klubi londinez ka shprehur interesim për dy futbollistët e Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Të dy sulmuesit konsiderohen profile që mund ta rrisin ndjeshëm cilësinë e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Megjithatë, transferimi i njërit prej tyre pritet të jetë i vështirë për shkak të rëndësisë që kanë në skuadrën franceze dhe vlerës së lartë në treg.
Nëse nuk arrin marrëveshje për Dembélén apo Kvaratskhelian, Arsenali pritet ta shqyrtojë si alternativë sulmuesin e Bournemouthit, Junior Kroupi.
Drejtuesit e klubit anglez do ta monitorojnë situatën e tre futbollistëve gjatë muajve të ardhshëm, përpara se ta përcaktojnë objektivin kryesor për merkaton e janarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


