Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeDogji automjetin në Lushnjë, arrestohet 39-vjeçari

Dogji automjetin në Lushnjë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia si autor i dyshuar për djegien e automjetit të një shtetasi në fshatin Pluk, ndërsa vijon puna për kapjen e porositësit të dyshuar të krimit, një 28-vjeçar që ndodhet jashtë vendit.

Sipas Policisë, ngjarja u zbardh pas kallëzimit të një personi, i cili raportoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën veprimet operacionale dhe hetimore për identifikimin e autorit.

Si rezultat i hetimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Mario Biti, 39 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili dyshohet se ka kryer djegien e automjetit.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se krimi dyshohet të jetë porositur nga shtetasi  Andi Zaimi, 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë. Sipas Policisë, motivi lidhet me konflikte pronësie mes tij dhe xhaxhait të pronarit të automjetit të dëmtuar, shkruan Abcnews.al.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe kapjen e 28-vjeçarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogji automjetin në Lushnjë, arrestohet 39-vjeçari appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT