Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana paralajmëron udhëtarët: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen në Aeroportin...

Dogana paralajmëron udhëtarët: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje udhëtarëve që hyjnë në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës që të respektojnë procedurat doganore dhe të deklarojnë mallrat që tejkalojnë kufirin e lejuar.

Sipas Doganës, zyrtarët në aeroport kryejnë kontrolle të bagazheve dhe informojnë udhëtarët për rregullat doganore, ndërsa gjatë kontrolleve përdoret edhe skaneri për identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt deklarimi.

Udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrollit doganor.

Dogana rikujton se për udhëtarët që hyjnë në Kosovë përmes trafikut ajror, kufiri i patatueshëm për mallrat e destinuara për nevoja personale është 430 euro për udhëtar.

Në rast se vlera e mallrave tejkalon këtë kufi, ato duhet të deklarohen në kanalin e kuq, ku zyrtari doganor e informon udhëtarin për procedurat e mëtejshme.

Dogana e Kosovës ka theksuar se deklarimi i saktë i mallrave është i rëndësishëm për respektimin e legjislacionit dhe për parandalimin e shkeljeve, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT