Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeRama kërkon votën e LVV-së për themelimin e “Pastrimit”: Gjendja me mbeturina...

Rama kërkon votën e LVV-së për themelimin e “Pastrimit”: Gjendja me mbeturina nuk mund të vazhdojë kështu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal do të votohet themelimi i Kompanisë Komunale “Pastrimi”.

Rama ka thënë se rritja e Prishtinës dhe shtimi i nevojave të qytetarëve kanë bërë që sistemi aktual i menaxhimit të mbeturinave të mos jetë në gjendje t’u përgjigjet kërkesave të kryeqytetit.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë asamblistëve, në veçanti atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, që ta votojnë themelimin e kompanisë së re.

“Gjendja me mbeturina nuk mund të vazhdojë kështu”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se qytetarët i kanë votuar për të marrë vendime që zgjidhin problemet e tyre.

Kryetari i Prishtinës ka kritikuar mundësinë që çështja të politizohet, duke thënë se “propozimi është gati” dhe se tash mbetet që ai të votohet.

“Bërllogu është në lagjet ku jetoni edhe ju, në rrugët ku kalojnë fëmijët tuaj, në qytetin ku jetojnë familjet tuaja”, ka thënë Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT