Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeZhegrova jep spektakël në stërvitjen e Juventusit, dy mbrojtësit “bien në grackën”...

Zhegrova jep spektakël në stërvitjen e Juventusit, dy mbrojtësit “bien në grackën” e tij

Edon Zhegrova po tregon se nuk është ndikuar nga situata e krijuar rreth tij te Juventusi, teksa ylli i Kombëtares së Kosovës ka shkëlqyer në stërvitjen e fundit të “Zonjës së Vjetër”, duke dhuruar spektakël me aftësitë e tij teknike.

27-vjeçari ka kaluar dy javë jo të lehta, pasi në ditët e fundit të afatit kalimtar ishte pranë largimit nga Juventusi.

Për më tepër, sulmuesi anësor nga Prishtina u la jashtë listës së Juventusit për Ligën e Evropës, ndërsa ishte pranë të mos përfshihej as në listën për ndeshjet e Serie A.

Megjithatë, e gjithë kjo nuk e ka ndalur dhe as demotivuar Zhegrovën. Ai ka vazhduar të punojë me profesionalizëm në stërvitje, duke pritur mundësinë e tij për të treguar veten në fushë.

Dhe në seancën e fundit stërvitore, reprezentuesi i Kosovës ka dhënë sinjale të mira për formën e tij.

Zhegrova është shfaqur në formë të shkëlqyer, duke treguar edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme teknike në përballjet me bashkëlojtarët.

“Viktima” të tij kësaj radhe ishin mbrojtësit Gleison Bremer dhe Pierre Kalulu, të cilët Zhegrova i dribloi me lehtësi, përpara se ta dërgonte topin në rrjetën e Guglielmo Vicarios.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT