Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajme“Diçka s’është në rregull në industrinë e gastronomisë”, thotë Krasniqi për vrasjen...

“Diçka s’është në rregull në industrinë e gastronomisë”, thotë Krasniqi për vrasjen në Gjakovë

Në orët e para të mëngjesit të së martës, një rast i rëndë u shënua në Gjakovë.

I riu Rexhë Brahimaj humbi jetën pas plagëve të marra nga thika, ndërsa i dyshuari, Q.S., u vetëdorëzua në polici pas disa orësh, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, gazetari Vullnet Krasniqi hedh një pikëpamje ndryshe lidhur me këtë rast, që nuk është i vetmi që ka ndodhur në Gjakovë.

“Orët e para të mëngjesit, industria e gastronomisë, klubi, janë tri elemente që neve na bëjnë me kuptu që diçka nuk është në rregull në këtë qytet, në këtë industri, sepse nuk është kaq e rastësishme që therjet, vrasjet. E qet në pah,… çka është duke bërë sigurimi në këto klube, a e kontrollojnë dikë?”, shtron pyetjen ai në emisionin “Kosova Today”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT