Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeDhunë në familje në Gjakovë – burri godet bashkëshorten pas dyshimeve për...

Dhunë në familje në Gjakovë – burri godet bashkëshorten pas dyshimeve për tradhti, ndalohet për 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 1 majit në Gjakovë, ku një konflikt bashkëshortor ka eskaluar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ali Ibra”, ku sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me dyshime për tradhti.

I dyshuari, Sh. Sh., dyshohet se në një moment e ka goditur viktimën A. Sh. me grusht në pjesën e brinjëve dhe me një shishe plastike në këmbë. Megjithatë, sipas të dhënave fillestare, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Pas intervenimit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT