Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeDetaje të reja nga rasti tragjik në Piranë – dyshohet vetëvrasje, viktima...

Detaje të reja nga rasti tragjik në Piranë – dyshohet vetëvrasje, viktima vuante nga depresioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”, mëson Sinjali.

Ngjarja është raportuar më 1 maj 2026 rreth orës 12:05, nga bashkëshorti i saj, N.A., rreth 50-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se gruaja e tij, Lumnije Arifi, rreth 43-vjeçare, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë siguruar perimetrin, ku viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Pranë trupit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit dhe hetuesit rajonalë, ndërsa më pas në lokacion ka arritur edhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëhequr veprimet hetimore.

Me urdhër të tij, krim-teknika ka kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas familjarëve, viktima kishte kohë që vuante nga depresioni.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT